Avokati Lapaj këshilla për banorët që u prishen shtëpitë tek "5 Maji": Hapat që duhet të veproni tani
Avokati Adriatik Lapaj ka dhënë informacione për banorët të cilët janë prekur nga procesi i rindërtimit dhe i janë shembur banesat.
Ai tregon se si duhet të veprojnë banorët të cilëve i janë shembur banesat pasi skualifikohen nga procesi i legalizimit.
PËR ATA QË U PRISHEN SHTËPITË
Për banorët që u prishen shtëpitë pasi skualifikohen nga procesi legalizimit do rekomandoja:
1. Kushdo banor përtej traumës që përjeton të ketë kthjelltësinë të verifikoj nëse në vendimin e skualifikimit janë evidentuar saktë metrat katror të banesës që prishet kjo për efekt të nenit 33 të ligjit 20/2020 që ju njeh të drejtën e përfitimit të vlerës së investimit pavarësisht se nuk legalizohet.
2. Nëse metrat katror nuk janë evidentuar saktë bazuar në nenin 66 të ligjit 20/2020 brenda 10 ditëve t'i drejtohen me ankim ASHK-së për të kërkuar matjet në terren dhe përcaktimin e saktë të sipërfaqeve.
3. Kush ka mundësi do rekomandoja që para prishjes të realizonte dhe akt ekspertimi për dokumentimin e pronës me ekspert të liçensuar nga shteti.
P.s uroj që ky informacion të ndihmoj sadopak këdo është në hall!
