PD kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Zhukri për shqyrtimin e Statutit të Berishës, Gjykata i rrëzon kërkesën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 12:04
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e PD për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri për çështjen e ndryshimit të Statutit të paraqitur nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.
Kërkesa e PD u shqyrtua nga gjyqtari Arben Kostandini i cili nuk e pranoi kërkesën për përjashtim.
Gjyqtari Zhukri më 21 dhjetor, pasi u njoh me dosjen paraqiti heqjen dorë nga gjykimi i çështjes.
Por nënkryetari i Gjykatës pasi u njoh me kërkesën e gjyqtarit për heqjen dorë nga çështja, vendosi mospranimin e saj.
