Gazetarja e Ora News u largua me forcë nga policia te "5 Maji", reagon Vokshi: Dhuna ndaj grave ka fytyrën e Ramës
Kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas, LDG, Albana Vokshi ka reaguar pasi gazetarja e Ora News, Sonila Musai u largua me forcë nga policia teksa raportonte Live te "5 Maji."
Me anë të një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se Edi Rama trajton si armik këdo që që kërkon t’i pengojë një projekt korruptiv me përfitime të mëdha.
Sipas Vokshit, Rama nuk e do fjalën e lirë dhe dhuna ndaj gazetarëve ka fytyrën e tij.
"Ju mbyll gojën me dhunë gazetarëve e vë para qytetarëve propagandën me ngjyra."
Më tej ajo ngre pyetjen "Kur përgjegjës është Edi Rama, kush do vërë drejtësi?"
Reagimi i Vokshit:
Dhuna e policisë ndaj banorëve të 5 majit ka fytyrën e Edi Ramës! Ai trajton si armik këdo që kërkon t’i pengojë një projekt korruptiv me përfitime të mëdha.
Dhuna nga grave, nënave banore të 5Majit ka fytyrën e Edi Ramës! Ai i urren gratë!
Dhuna e policisë ndaj gazetareve në krye të detyrës, ka fytyrën e Edi Ramës! Ai nuk e do fjalën e lirë, nuk e do median e lirë. Ju mbyll gojën me dhunë gazetarëve e vë para qytetarëve propagandën me ngjyra.
Turp për cdo polic që vë dorë mbi një nënë, mbi një grua, mbi një qytetar vetëm pse po mbrojnë pronën e tyre qe e kanë vënë me djersë e me gjak.
Në cdo status apo dalje kërkojmë të vihet drejtësi, përgjegjësit të ndëshkohen… po kur përgjegjësi është Edi Rama, kush do vërë drejtësi?? Ai që kontrollon cdo pushtet? Edhe pseudo-opozitën??
Për aq kohë sa të mos ketë votë të lirë, nuk do ketë drejtësi në Shqipëri!
Me Edi Ramën nuk ka drejtësi!

