Halili: Asnjë nga institucionet nuk na është përgjigjur, kemi muaj që po protestojmë

Farie Halili, banore e zonës së Laprakës e cila preket nga projekti i Unazës së Madhe, gjatë intervistës me gazetaren Sonila Musai në Ora News u shpreh se asnjë nga institucionet shtetërore nuk i’u  është përgjigjur për kërkesat që kanë parashtruar.

Ajo u shpreh se "me kemi hyrë në të gjashtin muaj që jemi në protesta të vazhdueshme nga tre apo katër herë në javë. Por asnjë nga institucionet shtetërore nuk na është përgjigjur akoma, asnjë nga pushtetarët nuk ka arritur të krijojë një lidhje me këta banorë. Kur ne erdhëm këtu kemi pyetur dhe na kanë thënë që nuk ka asnjë projekt dhe blemë dhe investuam këtu gjithë mundin dhe djersën.Nuk i dimë arsyet e ndryshimit të projektit".