Pas SHBA dhe BE, edhe Ambasada britanike kërkon zgjatjen e mandatit për Komisionet e vettingut

Edhe Ambasada britanike në Shqipëri i është bashkuar thirrjes dioplomatike të SHBA-BE për zgjatjen e mandatit të Komisioneve të Vettingut.

Në një deklaratë për mediat, Ambasada thotë se zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

"Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut".

Ambasada britanike në Shqipëri nënvizon se procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

"Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë".