Gjinaj: Shteti të na shpjegojë pse e devijoi projektin e Unazës së Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2022, 21:36
Albana Gjinaj, banore e zonës së Paskuqanit e cila preket nga projekti i Unazës së Madhe, gjatë intervistës me gazetaren Sonila Musai në Ora News u shpreh se projekti është devijuar.
"Ruga më parë vinte drejt bregut të lumit por me devijimin e projektit futet brenda lagjes tonë. Nëse do ishte projekti parë prekeshin 2 ose 3 shtëpi me ndryshimin e projektit prishen 100 shtëpi. Dhe ne nuk kemi pasur informacion për devijimin e projektit. Dhe jemi të papërgatitur me këtë situatë shteti të vijë të na shpjegojë pse është bërë ky devijim".

