Kazaferi: Projekti i Unazës është devijuar, me projektin e parë preken 7 ndërtesa, tani rrezikojnë 40
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2022, 21:07
Ferdinant Kazaferi, banor i zonës së Kodrës së Priftit, ishte i ftuar në studion e Ora News.
Gjatë intervistës me gazetaren Sonila Musai ai u shpreh se kur kanë ndërtuar banesat kanë pasur një plan të qeverisë së asaj kohe të qeverisë së Adil Çarçanit dhe duke u nisur nga ky plan kanë ndërtuar banesat.
Ai ka deklaruar se projekti është devijuar dhe është devijuar vetëm atje ku ka shtëpi.
Nga projekti i parë që duhej të shembeshin 7 ndërtesa, tani pritet të prishen 40 ndërtesa.

