Banori i "5 Majit": Shteti po na sekuestron banesat tona pa ligj, jemi të pambrojtur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2022, 20:57
Gjin Nikolli, banor i zonës së "5 Majit" në kryeqytet, ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai, ku foli për projektin e rindërtimit në zonën e "5 Majit".
Nikolli tha se "ne sot jemi të pambrojtur jo nga ligji, nga pushteti dhe kjo është fatëkeqësia që ndodh këtu. Unë shtroj një pyetje a kanë frikë këto persona nga ligji se nëse dikush nesër vdes aty në rrënoja ose pa u rrethuar ai vendi atje , këta përfaqësues a kanë frikë. Mirë se e ke nxjerrë ligjin pse nuk e zbatojnë .Po na sekuestrojnë, këtu po na sekuestron shteti por unë nuk e di se ku e marrin forcën këta njerëz që na sekuestrojnë banesat tona pa ligj".
