Qori: Dënimi i Tahirit sa për reklamë reformës në drejtësi, por jo aq sa për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë


Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, pedagogu Arlind Qori u shpreh se e trishton që Tahiri është dënuar kaq pak.

Ai tha se shumë djem të rinj janë dënuar po kaq për pak gramë hashash dhe jo për trafik, apo edhe persona që kanë lidhur energjinë elektrike pa leje.

Qori: Për mua kur shoh që njerëzit janë të gëzuar sepse po shkon një ministër në burg. Kjo është gjendja që na kanë çuar ku gëzohet për një njeri që është i akuzuar për trafikant droge, do të gdhijë ca net në qeli, kur shumë të tjerë për shumë më pak kanë përfunduar për vite të tëra burg.

Disa djemtë të rinj dënohet me disa vite vetëm sepse konsumojnë hashash pa qenë trafikantë hashashi, shumë të tjerë sepse nga varfëria nuk paguajnë energjinë elektrike sepse nuk duan të vdesin nga i ftohti. Duket se Republika jonë është shndërruar në një Republikë derrash ku pushtetin e kanë derrat e  sundojnë derrat. Dënimi ndaj Tahirit ka reflektuar një ekuilibër, për t’i bërë një reklamë reformën në drejtësi, por nuk është dënuar mjaftueshëm sa për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë.