Shehi: Tahiri u dënua pak për zhurmën që bëri, e kthyen policinë në funksion të PS-së

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se e trishton që Tahiri është dënuar kaq pak.

Ai tha se kjo pasi ai ishte një njeri që është bërë shumë zhurmë dhe për problematikën që ka prodhuar, e për gjithë atë që ka ndodhur përreth policisë në ato kohë.

Shehi: Unë nuk është se shosh një ndarje mes kësaj koke turku. Unë shoh një gjë që më trishton pak dhe ma thyen pak këtë entuziazmin e përgjithshëm. Është shumë pak, sepse ka mjaft njerëz që thonë se mirë që u dënua një njeri.

Dënimi zyrtar për të ishte 5 vite dhe është ulur. Atij i takojnë edhe 70 vite po t’i mbledhësh ato nenet. Për mua është pak për një njeri që është bërë shumë zhurmë dhe për problematikën që ka prodhuar, e për gjithë atë që ka ndodhur përreth policisë në ato kohë. Nuk është përgjegjësia e tij me drogën, por se e futi policinë e shtetit në mënyrë masive në këtë rrugë. U bë policia e PS-së, që është një gabim i madh.