Tiranë, shoferja përplas 55-vjeçarin te "Brryli", përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën "Kont Leopold Bertold" pranë zonës së njohur si “Brryli” në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një person i moshës 55-vjeçare, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në rrugë shihet prania e policisë dhe ambulancës, si dhe 55-vjeçari i gjakosur që shtë marrë me autoambulancë. 

“Me datë 08.02.2022, tek Brryli, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.