Ristani: 6 marsi test politik. Më 8 janar Lulzim Basha leu duart me gjak
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Arben Ristani është shprehur se zgjedhjet e 6 marsit janë një test politik.
Ristani në një intervistë për Ora News, është shprehur ndër të tjera se 6 marsi është një moment reflektimi, për situatën e krijuar në PD.
Ristani: Për mua 6 marsi është një test politik. Çdo betejë elektorale është një lloj testi, për mbështetjen popullore, për fuqinë shpresëdhënëse. Çdo garë është një test. Shumica e anëtarëve të PD janë të rreshtuar te Komisioni i Rithemelimit. Është patjetër moment reflektimi.
Ndër të tjera Ristani tha se më 8 janar Lulzim Basha leu duart me gjak.
Ristani: Ajo që ndodhi më 8 janar ku Basha leu duart me gjakun e demokratëve i dha një ndarje të fortë PD. Ka një mungesë vullneti, Basha është shumë i prirur ndaj interesave financiare dhe jo politike. Ajo që i vuri kapak është ajo që ndodhi më 8 janar ku Basha gjakosi demokratët.
