Mobileria u shkrumbua nga flakët, mbi 10 mln lekë dëm, dyshohet për zjarr aksidental
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2022, 20:51
Policia ka dhënë njoftim zyrtar mbi djegien e mobilerisë në Fushë Krujë.
Në komunikatën për media thuhet se rreth orës 18:55, në Tapizë Krujë, ka rënë zjarr në një mobileri.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat e Policisë të cilët po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit, që siç mund ta shikoni nga pamjet në video ka qenë apokaliptik duke shkrumbuar gjithçka.
Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme materiale.
Nga deklarata e punonjësve të mobilerisë dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarri.
Mobileria është në pronësi të Flamur Bramës, banor i zonës.
Sipas tij, dëmi në mobileri përllogaritet mbi 10 milion lekë.
