Ristani: Reforma territoriale dështoi, u krijua për të favorizuar partinë në pushtet

Anëtar i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani, është shprehur se reforma territoriale është bërë me qëllim për të favorizuar partinë që është në pushtet.

Në një intervistë për Ora News,me gazetarin Everest Dedaj, Ristani tha se reforma territoriale e cila ka për qëllim menaxhimin më të mirë të territorit, u bë për të favorizuar partinë.

Arben Ristani: Reforma territorial e kryer kur socialistët  erdhën në pushtete është një reformë bërë keq. Që kur është krijuar ajo reformë është për të favorizuar partinë në pushtet dhe manipuluar zgjedhjet. Në atë kohë Basha e bojkotoi. Për të rregulluar gabimet kurrë nuk është vonë pavarësisht se çfarë kalon. 

Ajo nuk është një reformë për të cilat u bë përveç faktit që favorizoi partin në pushtet. Reforma territoriale është që të menaxhohet më mirë territori dhe t’u përgjigjesh më mirë njerëzve. Kur u bë reforma Rama reklamoi se do të ulej numri i njerëzve që shërbenin, por në fakt ndodhi e kundërta.

Ristani tha se në çdo lloj pikëpamje Reforma territoriale është e dështuar.