Banori i "5 Majit": Duhet të ndryshojë aktmarrëveshja, askush nuk ka ardhur të bisedojë me banorët

Gjin Nikolli banor i zonës së "5 Majit",  shtëpia e të cilit preket nga proçesi i rindërtimit, u shpreh se aktëmarrëveshja e bashkisë duhet të ndryshojë.

Gjatë intervistës me gazetaren Sonila Musai në Ora News ai u shpreh:

"Ne kemi kërkuar që të merren vesh me ne pasi objektet dhe shtëpitë janë tonat. Nuk ka ardhur asnjë përfaqësi dhe kemi kërkuar prej një viti .Ne kemi shkuar pranë bashkisë na thonë firmos marrëveshjen. Duhet të ndryshojë aktmarrëveshja".