Ju flet Moska - Artan Gjokaj, këshilltari i punëve sekrete i Arben Ahmetajt
‘Artan Gjokaj, këshilltari i punëve sekrete i Arben Ahmetajt’ ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Në fillim të këtij viti, zv. Kryeministri Ahmetaj mori një këshilltar të ri. Këshilltari që ka marrë është një njeri interesant dhe bashkëpunëtor i vjetër i tij.
Gjokaj ka studiuar për mësuesi në Gjirokastër. Është në një moshë me Ahmetajn dhe ka bërë një karrierë të madhe pas vitit 2014 pasi Ahmetaj u bë ministër.
Ahmetaj bëri aksident në Kumanovë me makinë e tij para disa vjetër. Këshilltari i Ahmetajt ishte në mjetin e tij atë ditë. 3 nga personat që ishin atje janë në kërkim sot për çështjen e incineratorëve.
Ahmetaj e ka marrë këshilltar tashmë Gjokajn, jo sepse pret ndonjë këshillë nga ai, por pret që të mbyllë gojën sepse të gjithë këta një miq me personat që janë në kërkim për incineratorët.
Ahmetaj ka frikë se këta të incineratorëve mos flasin dhe pendohen duke e shitur. Tashmë që kanë futur Tahirin në burg kuptohet që mund të shitesh lehtë.
Gjokja është udhëtari i fundit që i ka mbetur Ahmetajt që ishte në aksident dhe është një person që di shumë për punët e zv. Kryeministrit.

