Kontrolle në porte e aeroporte, policia greke në këmbë për arrestimin e shqiptarit dhe pakistanezit të arratisur nga qelia

Policia greke vijon kërkimet për të arrestuar shqiptarin dhe pakistanezin e arratisur nga qendra e paraburgimit të Departamentit të Transferimit të Gjykatave të Chania mëngjesin e 7 shkurtit.

Tre shokët e tij shqiptarë arritën të kapeshin gjatë mbrëmjes.

Policia greke ka nisur kontrollet në aeroporte dhe porte.  Mediat greke kanë publikuar pamje të këtyre kontrolleve.

 35-vjeçari pakistanez i dënuar me tre vite burg për vrasje dhe një 34-vjeçar shqiptar i dënuar për një çështje droge vijojnë të jenë në kërkim.

Ndërkohë mbrëmë në pranga ranë 3 nga 4 shqiptarët e arratisur, përkatësisht një 43-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për organizatë kriminale dhe grabitje vdekjeprurëse, një 32-vjeçar i dënuar për grabitje dhe një 29-vjeçar i dënuar për trafik droge.

Kontrolle në porte e aeroporte, policia greke në këmbë