Në Farkë hidhnin inerte në zonën e Lapidarit. Në Lezhë gërryejnë lumin Mat
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona të cilët hidhnin mbetje inerte në zonën e Lapidarit në Farkë.
Policia bën me dije se u bë arrestimi i I. F., 28 vjeç, F. K., 38 vjeç dhe Nj. S., 57 vjeç, për veprën penale "Menaxhimi i mbetjeve" kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Nj. S. transportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre, në ambientin e siguruar nga shtetasi I. F., në zonën e Lapidarit, në Farkë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamionçina me të cilën transportoheshin mbetjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë 3 persona kanë rënë në pranga pasi janë konstatuar duke gërryer lumin Mat pranë urës së Zogut. Gërryeja po rrezikon seriozisht urën e Zogut.
