Beteja Presidencë-Parlament, Meta dorëzon sot në Prokurori padinë ndaj Kuvendit

Presidenti i vendit, Ilir Meta do të dorëzojë sot (8 shkurt) në Prokurori padinë ndaj Parlamentit për falsifikim dokumentesh lidhur me çështjen për shkarkimin e tij nga Gjykata Kushtetuese.

Lajmi u bë me dije nga vetë Presidenti gjatë konferencës së mbajtur ditën e djeshme, 7 shkurt.

"Do të dorëzojmë padi," tha Meta.

Sipas tij kjo shkelje përbën krim.

Kreu i shtetit, ditën e djeshme shpjegoi dhe kontekstin e disa deklaratave të bëra prej tij para zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, fushata ishte e tensionuar dhe për të parandaluar tensionet në cilësinë e kreut të shtetit vuri në lëvizje autoritetet për të parandaluar çdo incident.