Basha në EPP: Lufta kundër korrupsionit, reforma territoriale dhe zgjedhore prioritet për PD-në
Lulzim Basha ka marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, e cila i zhvilloi punimet online.
Si prioritete të PD-së, Basha renditi luftën kundër korrupsionit, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
Basha: Ne po fokusojmë të gjithë vëmendjen dhe energjinë tonë për të ecur përpara me reformat që do t'u mundësojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme e një administratë vendore pa konflikte politike. Reformat zgjedhore dhe territoriale, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë prioritetet tona kryesore.
Ai u ndal edhe te çështje të tjera të rajonit dhe situatën e tensionuar në Ukrainë.
Sa i përket situatës në Ukrainë, Basha theksoi se Partia Demokratike mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për një zgjidhje diplomatike.
Basha: Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e me gjerë. Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të lënë mënjanë kërcënimet e luftë.
