Rënie temperaturash deri në -6 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Në territorin shqiptar pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në pjesën më të madhe duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të izoluara dëbore do të vijojë moti në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit, sipas MeteoAlb. Parashikohet që gjatë pasdites i gjithë territori shqiptar të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 9°C.
Era do të fryjë e fortë gjatë paradites me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa qendrore dhe zona e Alpeve do të paraqiten me reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere.
Po ashtu, reshje shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere do të ketë në brigjet e detit të zi ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë ku temperatura ekstremisht të ulëta do të shënohen në Europën Lindore.
