Vezaj: Tahiri kur ishte ministër bënte parulla dhe fletërrufe ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Flamur Vezaj u shpreh se Ka qenë vetë ministri i Brendshëm dikur që bënte parulla e fletërrufe ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

Ai theksoi se ata gjyqtarë që kanë dënuar Tahirin janë gjyqtarë të  mirë dhe profesionalë e nuk beson se kanë bërë një lapsus për veprën penale.

Vezaj: Ka qenë vetë ministri i Brendshëm dikur që bënte parulla dhe duke i degdisur gjyqtarët e prokurorët, duke bërë fletërrufe ndaj tyre. Ndoshta një gjë e tillë e Rilindjes vazhdon të bëhet edhe ndaj gjykatave sot.

Unë prirem që ata gjyqtarë që kanë dënuar Tahirin janë gjyqtarë të  mirë dhe profesionalë dhe nuk besoj se kanë bërë një lapsus për veprën penale. Sigurisht që janë nën një presion mediatik, por ama e kanë kaluar Vettingun dhe janë më të relaksuar.