Brezi i ri apo i vjetër, kush edukon më mirë fëmijët? Qytetarët: Atëherë "hanim" edhe ndonjë shpullë, tani gjërat kanë ndryshuar

Cili brez rrit dhe edukon më mirë fëmijët, brezi i ri apo i vjetër? Çfarë ka ndryshuar në edukimin e fëmijëve në krahasim me kohët e para?

Kjo ishte tema e rubrikës "Vox Pop" me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Duket se qytetarët janë të ndarë në këtë çështje, disa thonë se brezi i vjetëri edukonte fëmijët me vlera, të cilat janë harruar nga brezi i ri sot, dhe të tjerë thonë se tani prindërit i rrisin më mirë fëmijët për shkak të informacioneve që kanë.

Megjithatë të gjithë bien dakord se "dajaku" që përdorej nga brezi i vjetër në kohët e para, tani më është "zakon" i së kaluarës dhe se prindërit nuk i qortojnë më fëmijët me shuplaka, por me fjalë edhe dialog.

Disa nga përgjigjet e qytetarëve:

Kemi ngrënë ndonjë shpullë nga prindërit, por jo ndonjë gjë e madhe.

Janë brezi tani, sepse janë më të përgjegjshëm se atëherë.

Prindërimi më i mirë është tani, sepse atëherë nuk kishin informacion. Vetëm hanin bukë, s'bënin asgjë.

Më mirë atëherë, mësonin tradita shqiptare.

Më përpara, sepse edhe fëmijët kanë qenë më të ndryshëm. Edhe  fëmijët edhe prindërit kanë qenë më të mirë. Rubinetat. Ata që nuk kanë mundësi ekonomike, mos bëjnë fëmijë. (çifti)

Prindërimi tani është më i afërt me fëmijët, se sa dikur. I linin në oborr dhe nuk merrej njeri me ta.

Brezi i atëhershëm ishte më i mirë.

Tani është më interesant, sepse ka mama më të bukura atëherë ishin kokë pa krehura.

Prindërit e sotëm janë më të mirë.

Njësoj ka qenë, atëherë dajaku të kaliste tani është ndryshe.