Reshjet e borës në vendin tonë, ARRSH: Ja cilat akse janë të kalueshme me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale në vendin tonë pas reshjeve të borës. Gjatë natës ka pasur reshje bore dhe kontraktorët  kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Jug të vendit ka pasur reshje në Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht.

Në rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë si dhe të pajisen me zinxhirë e goma dimërore.