Portalet gënjyen për aksidentin/ Dajana sqaron ngjarjen: Devijoja rrugën për të shpëtuar shumë jetë të tjera
Para disa kohësh, portalet u mbushën plot me lajme të rreme në lidhje me një aksident që në vërtetë nuk ishte i tillë. Bëhet fjalë për drejtuesen e programit më të preferuar të shqiptarëve, Dajana Shabani.
Ajo tregoi të gjithë historinë e vërtetë sesi kishte ndodhur dhe bëhet fjalë për një devijim që shpëtoi jetën e shumë personave. Ja si qëndron e gjithë ngjarja.
Dajana: Unë i kam dhënë makinës 16 vjeç, ndërsa biçikletës nuk di t’i jap. Ama ma besoni çunat e Laçit dhe jo vetëm, të vij unë aty, policia nuk na kap kurrë. Unë makinën e kam mësuar me një tropojan, i cili nuk jeton më, pra kur them tropojan nuk është i dashuri, por një familje e nderuar dhe ishte një burrë i madh në moshë dhe unë isha pa bërë 18 vjeç akoma.
Kur unë kam hipur në timon, ai më tha se jam e lindur për timon, sepse i jep makinës si një çun “haram”. Kjo nuk do të thotë që unë nuk jam e kujdesshme se u mbushën portalet se kisha bërë një aksident e dua ta sqaroj. Më doli një djalë përpara e nuk më pa dhe ne ishim në autostradë goxha shpejt. Unë devijova dhe dola jashtë rruge që të mos përplaseshim 5 makina. Një shofere tjetër do të kishte frenuar gozhdë, do përplaste atë, veten e gjithë të tjerët rresht më pas.
Prandaj, mendoj dhe vazhdoj të insistoj që timoni është refleks, pra duhet të mendosh se çfarë do të bëjë tjetri dhe shyqyr që e pashë se çfarë po bënte, ndërkohë këtëj bëja muhabet me gocën time, nga ana tjetër shijoja muzikën dhe pashë edhe atë që nuk ishte në terezi. Kështu është shoferllëku!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë:
