Dervishi: Kanabizimi i 2016-tës aferë shtetërore, shteti i dha garanci kultivimit e trafikut
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se kanabizimi i 2016-tës ishte një aferë shtetërore dhe se veprimet përtej fuqisë së një ministri të Brendshëm.
Ai theksoi se atë vit është propozuar që të ndërrohet sistemi i radarëve, ku sistemi i ri u instalua me ngadalë dhe zgjati një vit, duke shtuar se Italia, atë vit raportoi për të njëjtën sasi droge të kultivuar.
Dervishi: Kanabizimi i 2016 ishte një aferë shtetërore. Veprimet përtej fuqisë së një ministri të brendshëm. Në Vlorë u krijua një zinxhir i tërë për t'i hapur rrugë kultivimit në hapësira të mëdha dhe u ftuan të kultivonin organizatat kriminale. Fenomeni më shumë i përhapur në Vlorë. Shteti përveç kultivimit i dha garanci edhe trafikimit.
Në 2016 është propozuar që të ndërrohet sistemi i radarëve dhe të futej një software i ri. Sistemi i ri u instalua me ngadalë dhe zgjati një vit. Italia, atë vit raportoi për të njëjtën sasi droge të kultivuar dhe trafikuar si një vit më parë. Me vendimin e Tahirit u amnistua kanabizimi i 2016.

