Vezaj: Pse dënohet për shpërdorim detyre Tahiri kur i dalin lidhjet me Habilajt dhe drogën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Flamur Vezaj pyet pse ministri Tahiri duhet dënuar për shpërdorim detyre.

Sipas tij, atij i del hapur lidhja dhe fitimet nga Habilaj-t që kanë dërguar sasi të mëdha narkotikësh në Itali dhe se kjo çështje duhet hetuar nga themeli.

Vezaj: Pse ministrin Tahiri duhet ta dënojmë për shpërdorim detyre kur del hapur lidhja dhe fitimet nga Habilaj-t që kanë dërguar sasi të mëdha narkotikësh në Itali.

Do ta shqyrtojë nga themeli, apo do ta kthejë për rishqyrtim çështjen Gjykata e Lartë, kjo mbetet për t'u parë.