Arratisja nga burgu grek, 3 nga shqiptarët kapen pas Bashkisë së qytetit. Bashkombasi dhe pakistanezi ende në kërkim

Tre nga pesë të arrestuarit që ishin arratisur në mëngjes nga qendrat e paraburgimit të Departamentit të Transferimit të Gjykatave të Chania u arrestuan mbrëmjen e kësaj të hëne, 7 shkurt.

Në pranga kanë rënë 3 nga 4 shqiptarët e arratisur, përkatësisht një 43-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për organizatë kriminale dhe grabitje vdekjeprurëse, një 32-vjeçar i dënuar për grabitje dhe një 29-vjeçar i dënuar për trafik droge.

Tre të arratisurit ndodheshin në qendër të Heraklionit, pas bashkisë. Aty u gjet një thikë dhe sasi të vogla kanabis, heroinë dhe një tjetër pluhur i bardhë. 

Policia gjeti edhe një makinë që ishte vjedhur nga Sises, Rethymno.

Ndërkohë 35-vjeçari pakistanez i dënuar me tre vite burg për vrasje dhe një 34-vjeçar shqiptar i dënuar për një çështje droge vijojnë të jenë në kërkim.