31-vjeçari rrihet brutalisht nga 3 persona në mes të rrugës, më pas makina i kalon sipër kokës

Disa pamje të rënda ku një burrë rrihet brutalisht  nga një bandë në Harlem, New Yourk dhe më pas goditet nga një makinë që po kalonte janë publikuar në rrjetet sociale.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur më 2 shkurt rreth orës 20:30, kur të paktën 3 persona u panë duke rrahur me shqelma një burrë të paidentifikuar, rreth 31-vjeç ndërsa ai qëndronte i shtrirë në tokë.

Pasi e rrahën, të tre personat u larguan duke e lënë burrin të shtrirë në rrugë.

Pas kësaj një makinë e cila po afrohej filloi t'i binte borisë para se të kalonte mbi kokën e 31-vjeçarit të shtirë në rrugë.

Ai mbijetoi për mrekulli, shkruan Daily Mail.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa qyteti i Ney Yourk-ut vazhdon të përballet me rritjen e shkallës së krimit. Muajin e kaluar, ajo regjistroi një rritje prej 38.5 për qind në krimin e përgjithshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të janarit 2021.

Policia tha se sulmi në 116th Street dhe First Avenue erdhi nga një debat mes viktimës, 31 vjeç, dhe një burri e një gruaje.

Viktima u transferua në spitalin e Harlemit me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën, tha policia. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.