Skena shokuese. Tifozi futet në fushë, grushton lojtarët në FA Cup. Shihni pamjet

Pak ditë më parë në Angli u dha alarmi se janë rritur me 50% rastet e dhunës në futboll dhe sot një tjetër rast i rëndë ka ndodhur, madje në një kompeticion si FA Cup.

Në ndeshjen Nottingham Forest-Leicester ku miqtë ishin favoritët, vendasit bënë surprizën duke fituar 4-1.

Por në minutën e 30’ kur kapiteni i Forest, Joe Worrall shënon golin e tretë dhe feston përpara tifozëve miq, një prej tyre zbret në fushë dhe nis të grushtojë lojtarët vendas.

Menjëherë ndërhyri Security e mëpas ai dhe u prangos nga policia.

Bëhet fjalë për një tifoz 25-vjeçar të Leicester i cili tashmë do të përjashtohet përgjithmonë nga stadiumet por mund të rrezikojë edhe ca kohë burg./Ora News/.