Dinamo dhe Shkëmbi e mbyllin zyrtarisht. Ja kush e merr drejtimin e ekipit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2022, 18:19
Ashtu siç e paralajmëroi, Bledi Shkëmbi nuk është më trajneri i Dinamos. Ekipi kryeqytetas i rikthyer këtë vit në Superiore nuk po bën atë që pritej pas investimeve të mëdha dhe sot pas një takimi kokë më kokë me presidentin, Bledi Shkëmbi është larguar nga drejtimi i skuadrës blu.
Fatale për të ishte humbja me Kastriotin këtë fundjavë por në total në 24 ndeshje, ai mori shumë pak. 10 humbje dhe vetëm 6 fitore për Dinamon pothuajse në dy faza teksa 8 ndeshje janë barazime.
Ndërkohë që Dinamo ka marrë edhe vendimin tjetër, Bledar Devolli që erdhi si ndihmës trajner me Shkëmbin, merr drejtimin e skuadrës dhe në krah të tij do të jetë Erion Xhafa./Ora News/.
