Mes varfërisë dhe sëmundjes, Familja Barjami në Sarandë në kushte të vështira, shtëpia shkakton alergji

Kjo është shtëpia e familjes Barjami në fshatin Gjashtë, të Sarandës.5 anëtarët e kësaj familje jetojnë mes skamjes dhe lagështirës.

Vjollca është e papunë, ndërsa bashkëshorti nuk ka një punë stabël. Për fëmijët shpesh herë mungon ushqimi, ndërsa ilaçet rrallë arrijnë ti blejnë.

"Me sakrifica, kur punon burri ja blemë. Ç’të bëjmë. Më pikon e gjithë shtëpia.”

Lagështira ka rënduar gjendjen shëndetësore të më të voglit të shtëpisë.

“E kemi mbuluar me mushama se beton nuk mban sepse është lagështirë debie suvaja poshtë. Burri punon ku i del. Nuk kam të ardhura, përkrahje sociale s’kam. Ndikon keq te djali, më kanë thënë dhe doktorët që duhet ta largosh po unë skam ku ta çojë."

Veshmbathjet dhe artikujt shkollor janë të falura. Madje dhe kjo sobë zjarri, që pavarësisht se nuk fiket asnjë moment prapë nuk arrijnë ti mbaj ngrohte.

“Ato që kanë mundësi të më ndihmojnë, ta vënë dorën në zemër për mua. Punë edhe mund të kërkojë por s’ka."

Nëse do të kishte një punë, 35 vjeçarja do të donte të paguante për një shtëpi ne qira, me kushte më të mira.