Strazimiri: Vendimi Tahirit u mor për t’i vënë kapakun që organizata kriminale ka në krye Ramën
Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar ditën e djeshme ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg.
Në një intervistë për RTV Ora me Besmira Pelushaj, ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se nuk beson që Prokuroria dhe Gjykata nuk kanë arritur që të vërtetojnë faktin se Tahiri është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Gent Strazimiri: Unë nuk besoj se prokuroria apo Gjykata nuk ka arritur që të mos vërtetojën faktin se është përfshirë në trafik droge ndërkombëtar. Ajo që ka ndodhur me pak fjalë është se është kapur me presh në duar një organizatë vrasësish me pagesë dhe njëri prej tyre dënohet për armëmbajtje pa leje. Shpërdorimi I detyrës është arma që ka pasur Tahiri për të vrarë ekonominë shqiptare. Dënimi I djeshëm është më pak se hiçi. Të thuash se e rëndësishme se Tahiri është në burg dhe pak rëndësi kanë të tjerët është sit ë tallesh me shtetin, ligjin dhe drejtësinë që duhet të ketë një vend Evropian.
Strazimiri tha se vendimi për Tahirin është dhënë për t’i vënë kapakun që Organizata kriminale ka për kryetar Kryeministrin.
Gent Strazimiri: Dje është marrë ky vendim për Tahirin për t’I vënë kapakun që Organizata kriminale ka për kryetar Kryeministrin, biznesi zhvillohet nga e gjithë qeveria.
Përgatiti Anila Kolgjini.
