A do ja lini karrigen? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi për rikthimin e Metës në LSI

Monika Kryemadhi është shprehur se njerëzit e LSI mezi po e presin Ilir Metën që të kthehet në krye të kësaj partie.

Në njëintervistë për Ota News, ajo tha se Ilir Meta është një nga politikanët që qëndrimet e tij politike i ka pasur gjithmonë primare.

Monika Kryemadhi: Ilir Meta nuk mban karrige. Po u fut në politikë, gjatë gjithë kohës në terren. Njerëzit e LSI mezi e presin Ilir Metë, është një nga politikanët që nuk ka gabuar asnjëherë, është një nga politikanët që qëndrimet e tij politike i ka pasur gjithmonë parimore. Është një njeri që nuk të gënjen. Është qendrestar në atë që beson vet. Sa është tolerant në familje aq strikt në politikë. Djegia e mandateve ka qenë vetë-eleminim i LSI. Megjithatë kjo djegie i dha shansin LSI për të krijuar një elitë të re.