Kryemadhi: 6 marsi moment për të kuptuar se çështja zgjidhet me votë e jo me molotov
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2022, 20:22
Monika Kryemadhi është shprehur se 6 marsi është një moment për të kuptuar se çështja zgjidhet me votë dhe jo me molotov.
Në një intervistë për Ora News, është shprehur se qëllimi i LSI është të sillte opozitën në pushtet dhe jo të luftonte Lulzim Bashën.
Monika Kryemadhi: 6 marsi është një moment që për hir të vërtetës duam apo s’duam duhet të rikthejmë gjithë shoqërinë shqiptare për të kuptuar se çështja zgjidhet me votë dhe jo me molotov. Këtë ia kam thënë edhe Bashës. Mbi tavolinë i kam të gjitha se çfarë ka gënjyer Lulzim Basha. Unë nuk kisha qëllim të luftoja Lulzim Bashën por të vinte opozita në pushtet. Kisha qëllim që të sillja sa më shumë të rinj dhe të reja për që të kandidonin për deputetë
