Kryemadhi: Beteja e LSI sfidimi i sistemeve autoktratike brenda partive dhe jo 6 marsi
Monika Kryemadhi është shprehur se 6 marsi nuk është beteja e LSI, ndërsa ka shtuar se beteja e tyre është hapja e politikës.
Në një intervistë për Ora News, Kryemadhi tha se LSI nuk ka autokraci në përmasat e PD dhe LSI.
Monika Kryemadhi: Beteja jonë nuk është 6 marsi. Beteja jonë janë zgjedhjet e ardhshme lokale, këshilltarët, kandidatët. Beteja jonë është hapja e politikës. Beteja jonë është sfidimi i sistemeve autoktratike brenda partive.
A ka autokraci në LSI? Nuk e ka në përmasat që ka në PD dhe PS. Po normalisht njerëzit në mënyrë instiktive thonë të pyesim Monikën, kur ndërkohë të jenë të pavarur. Kur normalisht duhet të jenë të pavarur. Duhet të thuhet ky sistem, njerëzit duhet të mësojnë të rrëzohen dhe të ngrihen vetë. Njerëzit duhet të kuptojnë që duke sfiduar partinë brenda sfidon dhe sistemin politik jashtë.
