Letra e ambasadës ruse, Rama: Zhurmën e bëri katundi në PD

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme për shtyp u pyet dhe lidhur me letrën e ambasadës ruse për të mbajtur një qëndrim në lidhje me çështjen në Ukrainë.

Rama tha se asnjë qeveri nuk i ka kthyer përgjigje letrës ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se bëri zhurmën mediatike.  

"Më tregoni një qeveri që është marrë me atë letër?" tha Rama duke sqaruar "Rusia nuk është vënd armik i Shqipërisë por kemi një ndarje shumë të qartë në këtë pikë. E gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e PD-së. Nuk ka lidhje me ne as me qeverinë, apo Ukrainën a Rusinë. Është një zhurmë.Nuk ka lidhje me ne, qeverinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, Ukrainën, Rusinë, e të gjitha" tha Rama.