Xavi bën zgjedhje të dhimbshme, një nga afrimet mbetet jashtë Europa League

Dani Alves nuk do të jetë në ndeshjen kundër Napolit në Europa League. Barcelona tashmë ka konfirmuar zyrtarisht, se mbrojtësi veteran brazilian më në fund është përjashtuar nga stafi teknik për Ligën e Evropës.

Duhet theksuar se vetëm tre lojtarë të rinj mund të regjistroheshin në merkaton e dimrit, kështu që hyrja e Pierre Emerick Aubameyang në minutën e fundit e detyroi Xavin të përjashtonte mundësinë e shtimit të një tjetër lojtari në kompeticionin europian.

Krahas Aubameyang dhe  përjashtimit të Alves Barça ka përfshirë Adama Traoré dhe Ferran Torres në listen e Europa League.

Por pse një vendim i tillë? Xavi ka prioritet pozicionet e sulmit në momentin e zgjedhjes së tij përfundimtare, i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për ekuilibër dhe një gol nëse dëshiron të bëjë diferencën në Evropë. Kështu që natyrisht ai që duhej hequr nga lista ishte i vetmi mbrojtës mes përforcimeve të sulmit.

 

Vetë trajneri i tha lojtarit këtë pasdite pas stërvitjes se nuk do të regjistrohej, duke i dhënë edhe arsyet dhe mbrojtësi brazilian e ka kuptuar shumë mirë vendimin. Përveç prioriteti të pozicioneve sulmuese, Xavi ka disa opsione për të zënë korsinë e djathtë, dhe jo vetëm Sergiño Dest apo Óscar Mingueza, lojtarë që në parim nuk e bindin plotësisht trajnerin, por alternativat e të luajturit me tre qendërmbrojtës me Araújo në të djathtë, apo edhe duke vendosur Adamën si korsi në krah.

Ndaj dhe me alternativa të tilla, Xavi vendosi të mos e përfshinte Dani Alves në kete listë./Ora News/.