Mane shkëlqen, udhëheq Senegalin në finalen e Kupës së Afrikës (Video)

Më në fund kemi dhe emrin e parë të ekipit finalist të Kupës së Afrikës dhe me meritë është Senegali.

Ekipi i yjeve të Coulibaly, Diallo apo Mane arritën finalen e tretë në historinë e tyre dhe do ta kerkojnë ta fitojnë pas dy dështimeve të mëparshme. Përballë Burkina Faso në gjysmëfinale, Senegali arriti të fitonte 3-1 nê një ndeshje shumë të luftuar me emocione dhe me gola.

Ndërkohë që pjesa e parë kishte raste por jo gola, e dyta ishte plotësisht shpërthyese, një ndeshje e dominuar nga Mane. Në 70' lojtari i PSG, Diallo i dha avantazhin Senegalit teksa në 76, me asist të Mane ishte Deng që dyfishoi rezultatin.

Ndeshja hapet totalisht dhe me një kundërsulm në 82', Burkina Faso shkurton diferencën në 2-1. Në pak minuta ndodh gjithçka dhe në 87' Sadio Mane shënon edhe golin e fitores 3-1. Një mbrëmje e jashtëzakonshme për yllin e Liverpool që çon kështu Senegalin në finalen e tretë në histori në Kupën e Afrikës./Ora News/.