Presidenti i UEFA-së mbërrin në Tiranë, Ceferin shkon në Kryeministri për të takuar Ramën

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.

Ceferin ka mbërritur në kryeministri ku do të takojë kreun e qeverisë Edi Ramën në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.

Po ashtu ai pritet që në orën 16:00 pritet që Ceferin të takoj Armand Dukën. 

Mësohet se Ceferini në Tiranë do të qëndrojë vetëm sot, ku pritet të diskutojë për situatën e krijuar për shkak të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, zgjedhje të cilat pritet të mbahen më 2 mars.

Ceferini vjen në Tiranë pas  përplasjeve të hapura mes FSHF-se dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Presidenti i UEFA-së mbërrin në Tiranë, Ceferin shkon

Për këtë të fundit FSHF publikoi audiopërgjimin ku Veliaj kërcënonte si dhe shantazhonte institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës që do mbaheshin pasditen e 24 janarit. 

Pas publikimit të audio-përgjimit pati një ‘lum’ reagimesh jo vetëm në vendin tonë por kjo temë u diskutua dhe në FIFA dhe UEFA.

Presidenti i UEFA-së mbërrin në Tiranë, Ceferin shkon

Presidenti i UEFA-së mbërrin në Tiranë, Ceferin shkon