E trishtë, futbollisti shqiptar humb jetën në fushë. Nuk kishte ambulanca e as defribilator (VIDEO)
Një lajm i trishtë vjen nga Greqia. Futbollisti me origjinë shqiptare, Aleksandër Lampis ka humbur jetën pas një arresti kardiak të pësuar në fushë.
Mesfushori 21-vjeçar në pronësi të Apollon luante si i huazuar te ekipi Liupoli në kategorinë e tretë greke por sot tragjikisht ai ndërroi jetë dhe për shtypin vendas kanë faj këtu edhe ambulanca që nuk ishte në stadium dhe mungesa e defribilatorit.
Sipas shtypit grek të raportuar dhe në mediat e huaja, ambulanca ka mbërritur 20 minuta me vonesë por ishte shumë vonë edhe pse iu dha ndihma e pare teksa lojtari me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë edhe pse mbërriti në spitalin e qytetit.
Klubi i Apollonit postoi një mesazh ngushëllimi për humbjen e lojtarit të ri i cili ende pa nisur mirë karrierën e ndërpret në mënyrë tragjike.
Edhe stafi i Ora News ngushëllon familjen e lojtarit shqiptar për këtë humbje të rëndë.
/Ora News/
