Ylli i Atleticos dhe agjenti më i famshëm në hetim. Dyshohen për fryrjen e transferimit
Prokuroria Portugeze po heton transferimin e João Félix, nga Benfica te Atlético në verën e vitit 2019, në kuadër të procesit të quajtur 'Cartão Vermelho' (Karton i kuq).
Në këtë operacion është përfshirë ish-presidenti i Benfica-s nga viti 2003 deri në 2021, Luís Filipe Vieira i cili është arrestuar tashmë me dyshimin për krime tatimore dhe pastrim parash, disa prej të cilave lidhen me qëndrimin e tij në klub.
Tani fokusi është transferimi i lojtarit Joao Felix te skuadra e Cholo Simeone për 126 milionë, nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit rojiblanco.
Hetimi i Ministrisë Publike bazohet në tre aspekte, shuma 6 milionë euro më shumë që Benfica pagoi në lidhje me kostot e supozuara të financimit të operacionit, komisioni miliona eurosh i paguar për Jorge Mendes, agjentin e famshem te futbollistit dhe vetë Félix, i dyshuar për mashtrim tatimor.
Shtypi portugez ka zbardhur hetimin që fokusohet vetëm në operacionet e Benficës dhe ku Atlético nuk ka asnjë lidhje me këto procedime. as nuk po hetohet, vetem presidenti i Benfikes dhe levizjet e tij./Ora News/.
