Trajneri i akademisë “Lefter Millo” në Dropull: Presione nga pushtetarët, përballja në Gjykatë!

Neritan Novi,  trajner i akademisë “Lefter Millo” në Dropull ka denoncuar publikisht presionet politike dhe për këtë bëri me dije se i është drejtuar Gjykatës. Ne një komunikim me gazetarët ai sqaroi se nuk ka frike të përballet me njerëzit e pushtetshëm.

Novi: Unë jam trajner i akademisë "Lefter Millo" në zonën e Dropullit dhe unë nuk kas pasur të drejtën e votimit në këtë asamble. Akademia "Lefter Millo" nuk kishte të drejtë vote dhe për këtë mendoj se nuk është një gjë e drejtë. Të gjitha këto presione që kanë bërë ndaj meje, unë nuk tërhiqem dhe dua ta çoj deri në fund. Unë gjatë këtyre ditëve kam pasur shumë presione nga shumë njerëz të ndryshëm. Unë këto presione i kam çuar në Gjykatë.