Debutoi te Chelsea me Lampard në stol. Broja dhe trajneri mund të bashkohen te Everton
Një nga skuadrat që kërkoi Armando Brojën në merkaton e Janarit ishte Evertoni krahas Wolves dhe Leeds United.
Bomberi kuqezi tashmë dihet që është në zotërim të Chelseat që ka kartonin dhe këtë sezon e ka huazuar te Southampton. Por një detaj jo pa rëndësi është edhe fakti se Armando Broja ka debutuar me fanellën e Chelseat në Mars të 2020 dhe ajo është nën drejtimin e Frank Lampard.
Trajneri anglez që mori drejtimin e Everton e dëshiron tashmë bomberin kuqezi në ekipin e tij duke pare se ka nevojë për lojtarë të tillë madje që u beson dhe i njeh më së miri.
Në Angli janë të sigurtë se Everton do të bëjë një ofertë të paktën prej 25 mln Paund për ta marrë Brojën përfundimisht nga Chelsea.
Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë pasi konkurrenca për bomberin shqiptar është e madhe dhe këtu më pas do të vendosë shumë dëshira e lojtarit./Ora News/.
