Plagosen 2 punëtorë te 'Syri i Kaltër', dërgohen me urgjencë në spitalin e Sarandës

Dy punëtorë janë plagosur paraditen e sotme tek “Syri i Kaltër në Sarandë”, dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Mësohet se punëtorët të cilët kanë marrë plagë të lehta janë pjesë e grupit të punëtorëve që punojnë në rrugën në Syrin e Kaltër.

Era e tërbuar e paradites së sotme disa materiale, kanë lëvizur nga vendi duke rënë mbi punëtorë  duke i plagosur ata. Sipas bluzave të bardha gjendja shëndetësore e dy punëtorëve nga Durrësi të moshave 32 dhe 53 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun.