Miratimi i kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit, sot mblidhet kryesia e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2022, 15:52
Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratikë, me rend dite Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit”.
Lajmin e ka bërë me dije sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Ndërkohë që mësohet se strukturat drejtuese të PD-së në Dibër propozojnë Luan Haken për kandidat për kryetar bashkie më 6 mars.
Propozimi do të kalojë për miratim Kryesisë qendrore në Tiranë.
Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe strukturat drejtuese të Degëve në 6 bashkitë, do të propozojnë kandidatët.
Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.


