Më 10 shkurt votohet shtyrja e Vettingut, PD: Proces i njëanshëm, Balla: Jepini fund politizimit

Më 10 shkurt është dita kur duhet të votohet zgjatja e afatit të punës të organeve të Vettingut, por për këtë proces duhet konsensusi i opozitës sepse kërkohet ndryshim i kushtetutës.

Socialistëve u duhet 94 vota për këtë nisëm, ndërsa partia demokratike ende nuk e ka dhënë dakordësinë e saj.

“Një javë teke ndërhyn njëra palë, një javë çift ndërhyn pala tjetër. Kjo pastaj nuk e ndihmon procesin dhe as legjitimitetin e këtyre ndërhyrjeve. Kjo ishte arsyeja pse ftesa jonë edhe në konferencën e kryetarëve ishte që procedurat për të gjitha ndërhyrjet në kushtetutë të jenë të harmonizuara në proces, pa kushtëzuar asgjë.”

Mazhoranca do të tentoje në seancën e 10 shkurtit për të kaluar ndryshimet kushtetuese që shtyjnë afatet e komisioneve të Vettingut deri në fund të vitit 2024. 

Socialistëve u duhet 94 vota për këtë nisëm, ndërsa partia demokratike ende nuk e ka dhënë dakordësinë e saj.

Por kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se duhet t'i jepet fund politizimit të Vettingut dhe të votohet sa më parë zgjatja e afateve të saj.

“Ndërgjegjja e secilit prej nesh për dobinë e procesit të Vettingut duhet të tejkalojë axhendën politike të secilit.”

Demokratët kërkuan edhe shtyrjen e afateve të kamionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, me argumentin se ditët e pushimit janë llogaritur si ditë pune gjë që rregullorja e kuvendit parashikon sipas tyre të kundërtën.

Kjo çështje u la e hapur për diskutim.