Hetimet për protestën në PD, Prokuroria i delegon policisë zbardhjen e pamje filmike

Një muaj nga protesta e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, prokuroria i ka deleguar policisë detyra që kanë të bëjnë me zbardhjen e pamjeve filmike dhe identifikimin e personave që dyshohet se kanë kryer veprime te dhunshme. Ky verifikim kërkohet të bëhet me qëllim verifikimin e dyshimeve për praninë e personave jo anëtarë të PD-së të cilët dyshohet se kanë kryer akte të dhunshme.

Prokuroria e Tiranës i ka lënë detyre policisë të identifikojë çdo person që ka hyrë në selinë e Partisë Demokratike apo që ka kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së 8 janarit.

Pas marrjes në pyetje të deputetëve të pranishëm në selinë blu së bashku me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën prokuroria pritet të vendosë për vijimin e hetimeve pas zbardhjeve të pamjeve filmike dhe identifikimit të personave që kanë qenë prezent.

Me anë të analizimit të pamjeve filmike mund të përcaktohen të gjithë personat që kanë qenë aty ditën e protestës veprimet që kanë kryer dhe nëse kanë marrë pjesë në veprime të dhunshme.

Hetimet për protestën nis pas një referimi të bërë nga policia në prokurori në bazë të disa informacioneve se në ditën e protestës do të kryheshin veprime te dhunshme.

Gjithashtu në referimin e policisë thuhej se në ambientet e PD-së prej ditësh qëndronin njerëz të armatosur.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje në prokurori Basha dhe Berisha kanë akuzuar njëri tjetrin për dhunën e ushtruar gjatë protestës dhe kanë kërkuar nga prokuroria të zbardhë të vërtetën.

Hetimet për protestën në PD, Prokuroria i delegon policisë