“Çmenduri” për një vend në Super Bowl. Biletat kushtojnë sa për të blerë një aparament

Është çmimi më i lartë i biletave ndoshta në histori për të marrë pjesë në edicionin e 56-të të Super Bowl, i cili më 13 shkurt do të vërë përballë Cincinnati Bengals dhe Los Angeles Rams në stadiumin SoFi në Inglewood në Kaliforni.

Për të parë nga afër, duhet të shpenzosh të paktën 1000 dollarë për një vend në unazën e fundit të stadiumit por shuma mesatare është 10.237 dollarë, pothuajse dyfishi në krahasim me vitin e kaluar, me maksimumin që arrin deri në mbi 72.000 dollarë (64.000 euro) për vende Vip.

 

 Duke filluar nga pasditja e djeshme, biletat e Seat Geek janë në shitje për 5,218 dollarë secila, plus taksat dhe komisionet që e çojnë totalin në pak më pak se 7,000 dollarë. Bileta më e lirë me tarifat e Ticketmaster fillon nga 6,746 dollarë dhe maksimumi është 72,750 dollarë për një vend VIP në seksionin 111, vetëm disa metra larg fushës.

Shtypi raporton se me çmime të tilla, njerëzit mund të blejnë dhe një apartament në SHBA por ja që ka njerëz që ua mban dhe xhepi të paguajnë biletën VIP që ta ndjekin sa më afër spektaklin./Ora News/.