Arsenali pagoi miliona vetëm për ta larguar, Xavi e parashikoi Aubameyang në vitin 2020

Pierre-Emerick Aubameyang u bë zyrtarisht një lojtar i Barcelonës që i habiti të gjithë nga mënyra sesi firmosi me sulmuesin 32-vjeçar.

Lojtari nga Gaboni ishte nën kontratë me Arsenalin ende dhe siç mësohet, vetëm para larguar futbollistin nga Londra, “topçinjtë’ kanë paguar një mal me para.

Jo vetëm që nuk kishte shitje kartoni por Arsenali e pagoi 8.3 mln euro cash sulmuesin e ri katalanas si e si ta “hiqte qafe” pasi prej kohësh ishte kthyer në një trup të jashtëm për londinezët.

Me të mbyllur akordin më pas dhe Barcelona e afroi me parameter zero teksa lojtari ishte përforcimi që dëshironte realisht Xavi.

Zbulohet një intervistë interesante e trajnerit spanjoll i cili që në vitin 2020 kishte folur për potencialin dhe atë që shikonte te përforcimi i tij më i ri.

“Mané dhe Aubameyang mund të të “vrasin” nëse të gjejnë hapësira, por Barça ka nevojë për lojtarë që dinë të lëvizin në hapësira të ngushta. Mendoj për lojtarë që do të përshtateshin me ekipin dhe nuk është e lehtë. Eto'o ishte perfekt, ashtu si Luis Suarez tani”.

Pra kjo intervistë e tij e disa viteve më pare tregon se sa të qarta i kishte idetë Xavi për blerjen e re në sulm./Ora News/.